TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Veliaj ka shpallur kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës edhe për një tjetër mandat. Nga mitingu që po zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, Veliaj hodhi poshtë zërat që flasin për krisje të raporteve të tij me kryeministrin Edi Rama, kur u shpreh se ata kanë një qëllim të përbashkët, njëri të çojë përpara Tiranën dhe tjetri Shqipërinë.
“Thanë, Erioni dhe Edi nuk i ka punët mirë, e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është të zihemi. Unë dhe Rama jemi më bashkë, më fort dhe të vendosur se kurrë të cojmë para Tiranën dhe ai vendin dhe ambicien tonë evropiane”– tha ai.
Duke bërë një bilanc të punëve në Bashkinë e Tiranës, ai foli për objektivat në drejtimin e ardhshëm të bashkisë. “Jam i lumtur për transformimin e Tiranës. Kudo po punohet. Në çdo njësi, në çdo rrugë dhe lagje. Do përfundojmë Bulevardin e Ri. Kemi transformuar të gjitha njësitë e Tiranës”.
Veliaj ka falenderur të gjithë demokratët që sipas tij i janë bashkuar sot, duke u thënë se kanë bërë zgjedhjen më të mirë. Ai nuk ka lënë pa kujtuar se me PS dhe Ramën, Tirana dhe vendi ka bërë ndryshimin e madh. “Ky është një qytet ku edhe një cërr i vogël që shet fiq mund të bëhet kryetar bashkie”.
Në nisje të fjalimit, Veliaj kishte një falenderim për familjen e tij, kur përmendi nënën, bashkëshorten dhe djalin, Kajan.
“Falenderoj shumë dy gra, nënën time, bashkëshorten, qe edhe në ditët e tyre më të vështra më kanë qëndruar pranë duke besuar se misioni ynë për të shërbyer është i jashtëzakonshëm. Falenderoj, Kajon, atë e zuri gjumi se është si shoku Gramoz, por nuk fillon gjërat në kohë mban qëndrim. Më vjen shumë mirë që na u bashkua sot”- tha ai.