AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 16:12

Veliaj po infiltron njerëz që po tentojnë të marrin protestën

Gazetari i emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Dritan Laçi, ngre dyshime se mes protestës së studentëve ka të infiltruar njerëz të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ata shkruan ai, bëjnë thirrje për të mos politizuar protestën, si dhe mbajnë larg saj banorët e zonës së ‘Astirit’. Laçi sjell me foto, emër dhe mbiemër një prej studentëve, që sipas tij janë aty për t’i shërbyer Erion Veliajtdhe jo kauzës së madhe për të cilën të rinjtë janë në shesh.