TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka reaguar për herë të parë, pas publikimit nga emisioni "Të Paekspozuarit", të fakteve që vërtetojnë falsifikimin e dokumentave nga kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar lotin e parë për ndërtimin e Unazës së Re.
Gjiknuri thotë se autoritetet po bëjnë verifikimet e tyre, por gjen rastin edhe për të sulmuar opozitën.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/12/06/ekskluzive-zbulohet-skandali-kompania-qe-fitoi-tenderin-e-unazes-se-re-falsifikoi-letren-e-sekretarit-te-shtetit-te-delaware-te-shba-se/
Deklarata e Damian Gjiknurit:
Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:
Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.
ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.
Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.
Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.
Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.
Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shteterore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.
/TPZ.AL/