AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 15:18

Deputeti grek: Edi Rama, frymëzuesi i terrorit të ushtruar në kufi

Deputeti i pavarur grek, Nikos Nikolopoulos, njëherësh edhe kryetari i Partisë Demokristiane të Greqisë, akuzoi direkt kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si frymëzuesi i “terrorit të ushtruar në kufi”, ku u ndaluan më shumë se 100 grekë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të të 40-ave të Konstandin Kaçifasit.

Epirus-tv.gr citon Nikolopoulosin, i cili deklaroi se “kryeministri shqiptar, madje edhe në ditën e funeralit të Katsifës, u kujdes për të bërë deklarata ndezëse dhe për të thirrur "derra" dhe "gomarë" për ata që morën pjesë në funeral”.

“Kam përjetuar një përbuzje të jashtëzakonshme, veçanërisht nga shteti shqiptar. Kjo tregon konceptin e tyre në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha pas kthimit nga Bularati në Kakavijën greke, ku theksoi se përveç tre orë e gjysmë për të kaluar shqiptar, nuk u lejuan edhe tre persona që e shoqëronin atë dhe që më parë kishin marrë pjesë në funeralin e Konstandin Kaçifasit.

Nikos Nikolopoulos, përpara se të shkonte në Bularat, kishte qenë në fshatin Krane të Bashkisë së Finiqit, ku vizitoi memorialin e antishqiptarit famëkeq, Thimio Loli.

/TPZ.AL/