AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 13:02

FOTO/Studentët gjunjëzojnë qeverinë vetëm me pankarta

Nëse ka një gjë që e dallon protestën e studentëve nga të gjitha protestat e tjera që janë mbajtur më parë, është padyshim shpirti rinor dhe idetë e pafundme të pjesëmarrësve në të.

Mjafton që të hedhësh një sy në rrjetet sociale dhe do të kuptosh se qeveria ka rënë, të paktën në atë që shkruhet në pankartat e studentëve.

Ata shkruajnë thjesht, kujtojnë mesataren 5.9 të ministres së Arsimit, po pse jo dhe tregojnë se Bashkimi Kombëtar nis pikërisht nga ata.

Më poshtë janë disa prej tyre, më të veçantat: