TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Lufta” e studentëve për të drejtat e tyre nuk ka qenë vetëm në shesh, me deklaratat e thirrjet e tyre por edhe nëpërmjet parullave e pankartave të shumta, disa në formën e memeve. Pikërisht këto parulla po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjetet sociale.
Disa prej tyre, tallen me mesataren, me faktin që janë quajtur ngelësa. Nuk mungon një foto e një studenteje që ndërsa proteston mban në çadër për të mos u lagur nga shiu edhe një polic.
Kjo është e treta ditë që studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Sot Lindita Nikolla doli për të biseduar me ta por u prit me thirrjet “turp” dhe vuvuzela dhe u kthye brenda Ministrisë.
Studentët kanë parashtruar disa kërkesa për qeverinë.
Ja disa prej fotove pikane të protestës në vëmendjen tuaj.
