TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa shumica e qytetarëve qëndrojnë të izoluar në shtëpi për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, qentë kanë mbushur rrugët e Tiranës.
Sikurse shihet edhe nga fotot krahas qenve të rrugës, që nuk e kanë një pronar, kanë vihet re se ka edhe qytetarë që kanë dalë të shëtisin qentë e tyre.
Në këto ditë kur gjithçka është e zbrazët qentë janë ulur në dyert e dyqaneve të ushqimeve të kafshëve dhe disa pinë ujë ku të gjejnë.
Pas orës 13:00 vendimi i qeverisë i mbyll njerëzit në shtëpi për të mos dalë fare as ditën e dielë dhe izolimi total, mbaron të hënën në orën 05:00, ku qytetarët duhet të dalin një orë vetëm për të bërë pazare, pasi kanë marrë ‘leje për dalje’.
Aktualisht ne Shqiperi numri i te infektuarve me koronavirus ka shkuar ne 333, ndersa ai i viktimave ne 18. Nje lajm i mire vjen per te sheruarit sepse numri i tyre ka shkuar ne 99, referuar raportit zyrtar te Ministrise se Shendetesise.
