AKTUALITET, 22 Prill 2019, 16:59

Vdekja e lehonës në Elbasan, Spitali: Pësoi komplikacion

Vdekja e lehonës në Elbasan, Spitali: Pësoi komplikacion


Pas vdekjes së 25-vjeçares, një orë pas lindjes, ka reaguar Qendra spitalore e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, spitali thotë se e reja pësoi komplikacion, ndërsa mjekët dhanë shërbimin maksimal.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes se 25-vjeçares ne Elbasan. Por spitali nuk tregon orën e vdekjes së gruas së re.

Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”, deklaron spitali.