TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer nga një sasi e konsiderueshme tritoli makina e evektivit të qarkullimit rrugor, Luan Çikaj.
Edhe pse në njoftimin e policisë shkruhej se shpërthimi ka ndodhur nëpërmjet një sasie të vogël ekslozivi, video e publikuar në llogarinë personale të ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon të kundërtën.
“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në video duket qartë makina e cila është shumë e dëmtuar, ç’ka tregon se i gjithë ky dëmtim nuk ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozivi, por e kundërta.