AKTUALITET, 22 Prill 2019, 15:22

Vdes pas lindjes 25-vjeçarja, reagon mjekja: Nuk iu bë vizita e zemrës

Vdes pas lindjes 25-vjeçarja, reagon mjekja: Nuk iu bë vizita e


Rexhina Debrova është 25-vjeçarja e cila ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ndërsa familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një mjeke e spitalit të Elbasanit e cila shprehet se është e shukuar nga ngjarja e ndodhur.

Ajo mësohet të ketë thënë gjithashtu se 25-vjeçarja ka mbërritur në spital me urgjencë dhe se nuk i është bërë vizita e zemrës.

”Mjeku i zemrës erdhi me tre orë vonesë”, janë shprehur më herët familjarët viktimës për FaxWeb.al.

Burime bëjnë me dije se e reja e ka pasur fëmijën e saj të parë, gjendja e të cilit paraqitet e mirë, pas operacionit ku e ëma e tij humbi jetën.

Sipas informacioneve të para, gruaja ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, po gjithçka mbetet në fazën e dyshimeve, pasi nuk ka informacione zyrtare.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e spitalit të Elbasanit për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.