TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edmond Dema, avokati i Andon Mëhillajt, i cili u gjet i pajetë në qelinë e burgun e Peqinit, ka deklaruar se flitet që klienti i tij mund të ketë pësuar atak kardiak, por sipas tij duhet të pritet autopsia për këtë ngjarje.
“Flitet që ka pësuar atak kardiak, do i bëhet autopsia. Koha e gjatë e mos-gjykimit mund t’i ketë lodhur mendjen dhe zemrën. Në burg ka tentuar të vetëvritet, preu damarët.”, u shpreh Dema.
Andon (Erjon) Mëlliaj, 45-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Peqinit.
Mëhillaj, i cilësuar si kreu i bandës së tritolit në Vlorë dhe si bashkëpunëtori i Julian Sinanajt, u gjet i vdekur në qelinë e tij ditën e djeshme rreth orës 18:00 të pasdites.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga organet përkatëse dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.