TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur sot në Gjykatën e Korçës seanca e gjykimit paraprak për Olger Mustafajn i akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit Altin Balliu nga Pogradeci një vit më parë.
Dy javë më parë seanca u shty me kërkesën e familjarëve të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk ju kishte vënë në dispozicion aktet e detyrave që gjykata i ngarkoi organit të akuzës, raporton News 24.
Prokurori asnjëherë nuk iu ka vënë kopjet e akteve që familjarët të njihen me aktet, vetëm pasi janë detyruar nga gjykata familjaret janë njohur me aktet.
Familjaret kërkojnë që gjykata të detyrojë prokurorin që të ndryshojë akuzën nga “vrasje” e thjeshtë sipas nenit 76 në vrasje në rrethana cilësuese neni 79 germa DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.
Në 17 janar të vitit të kaluar, Olger Mustafa vrau me pesë plumba 36-vjeçarin nga Pogradeci Altin Balliu pas një debati për gërvishtjen e makinës.
