TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Siti tashmë është dorëzuar totalisht në garën për titullin kampion, teksa u mposhtën së fundmi nga Totenhem me rezultatin 2-0.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit, Siti prodhoi shumë futboll ndërsa shpërdoruan një mori me raste për të shënuar, pa llogaritur edhe një 11-metërsh të humbur nga Gyndohan, por londinezët e Murinjos u treguan pragmatistë dhe fituan sfidën.
Pas ndeshjes, mediat angleze bëjnë të ditur se trajneri Pep Guardiola i “ngujoi” të tijtë për 50 minuta në dhomat e zhveshjes duke i folur për situatat e ndryshme.
Tekniku spanjoll më pas refuzoi të pranonte se kishte kritikuar skuadrën, teksa theksoi se pas asaj performance nuk kishte vend për kritika. “Po flisja me stafin tim dhe gruan time, por edhe me disa futbollistë.
Me performancën e sotme do ishte e gabuar kritika. Humbëm një ndeshje por luajtëm mirë. Kështu, na ka ndodhur edhe me Junajtid.
Ata kishin dy raste dhe shënuan dy gola. Nuk kam shumë për të thënë pasi golat janë ato që kanë më shumë rëndësi.
Në fund duhet të shënosh më shumë dhe të pësosh më pak”, u shpreh Guardiola.