AKTUALITET, 17 Gusht 2020, 18:50

FOTO/ Kapet gomonia me dy milionë euro drōgë, arrestohen trafikanti shqiptar dhe italian

Në mes të ditës ata po përpiqeshin të dërgonin gati 180 kilogramë drōgë në brigjet e Salentos, me një vlerë me çmim pakice përreth dy milionë euro.

Në pranga përfunduan një italian dhe një shqiptar. Forcat detare pikasën një gomone prej rreth 6-metrash, ku edhe filloi ndjekja në det.

Inspektimi në bordin e anijes çoi në zbulimin e sasisë së madhe të drogës e fshehur në një fund të dyfishtë: 152 kilogramë marihuanë dhe 26 kg hashash.

Gomonia e përdorur për trafik drōge, u sekuestrua, ndërsa dy kontrabandistët u arrestuan për posedim dhe trafik drōge dhe u dërguan në burg.