TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë Skënderbeut, duke mundur 2-1 në shtëpi korçarët në ndeshjen që hapte javën e 23 të Superiores. Bardheblutë e Ardian Memës kanë zhvilluar një ndeshje shumë të kujdesshme, duke i lejuar pak raste vendasve e duke shfrytëzuar maksimalisht ata që iu shfaqën gjatë këtij takimi.
Kobina goditi në pjesën e parë ndërsa më pas, për korçarët u bë gjithçka më e vështirë. Goli i Sibo dha sinjalin se ndeshja mund të kthehej por bardheblutë e kthyer në mbrojtje në minutat e fundit, goditën në kundërsulm duke realizuar golin e fitores me Ngoo.
Suksesin afron edhe pak Tiranën me zonën e ekipeve të mesit të tabelës së renditjes, ndërsa e largon thuajse përfundimisht nga zona e ftohtë e klasifikimit.