AKTUALITET, 22 Shkurt 2019, 19:21

Ish-ministri sulmon Veliajn: Erjonët dhe Edvinët janë andej, nuk kanë punë me ne

Ish-ministri sulmon Veliajn: Erjonët dhe Edvinët janë andej, nuk

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke folur sot gjatë mbledhjes së strukturave të Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke iu referuar qëndrimeve positive në adresë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se, I duhet dhënë fund spekulimeve.

“Duhet ti japin fund spekulantëve të Erion Velisë se medemek është më i mirë se Rama. Erjonët dhe Edvinët janë andej, nuk kanë punë me ne”, është shprehur Manjani

Ish ministri i Drejtësisë githashtu foli dhe për deputetin e LSI-së Lefter Koka, i cili ndryshe nga Grupi Parlamentar i LSI-së, nuk ka pranuar të djegë mandatin, duke i bërë thirrje të bashkohet me aksionin e opozitës.

“Lefterin e kam shumë mik. I bëj thirrje të na bashkohet sepse çdo njeri është i rendësishëm", u shpreh ai.