AKTUALITET, 28 Janar 2019, 09:45

Vazhdon bojkoti tek Filologjiku, studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave

Protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës vazhdon. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka bojkotuar mësimin.

Protesta do të vazhdojë sipas axhendës së mëposhtme, vendosur bashkërisht nga të rinjtë që kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre si dhe abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, mbështetur nga profesorët.