TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori korçar Sotiraq Bratko, i njohur si Tirka te “Zonja nga Qyteti” e që tani jeton në Selanik ka treguar për situatën e koronavirusit atje, masat e marra atje nga autoritetet për parandalimin e përhapjes dhe frikën që shoqëron qytetarët.
“Rregullat nuk janë aq të shtrënguara sa te ju, por këtu zbatohen mirë. Neve që kemi kaluar 60 vjeç nuk na lejohet të dalim fare në rrugë, as të ngasim makinat.
Kur shkon në punë plotëson një formular, në kthim marrin sërish një formular nga pronari, aty ka edhe orën kur ka dalë nga puna. Brenda nuk ke çfarë bën, sheh ndonjë film e lajme. Po janë makabre lajmet, flas për atë që po ndodh në Itali apo Spanjë, po rrëmben ky virus edhe njerëz të rinj”,- tha aktori.
Së fundmi ai është bërë pjesë e iniciativës “Poezi me krahë”, nismë kjo e ndërmarrë nga Teatri i Korçës në këtë kohë të vështirë.
“Karantina është e vështirë, mund të jesh në qetësi brenda shtëpisë, por në shpirt je i shqetësuar, ke ankth të madh, kur shikon se si njerëzit vuajnë. Mjekët e infermierë janë heronjtë e ditës”,- u shpreh aktori.
Ai ndau me të gjithë edhe lajmin e se e bija është mjeke dhe në këto moment është në krye të detyrës. Aktori gati u përlot kur tha se nuk e kishte takuar të bijën prej javësh.
“Vajza është kirurge në spitalin Hipokrati, kam 3 javë e ca që nuk e kam parë, është në krye të detyrës, janë ndaluar të gjitha kirurgjitë atje.
Pavarësisht se nuk është në spitalin që po priten të infektuarit edhe aty kanë shkuar njerëz të sëmurë që nuk e dinë që e kanë virusin. Frikë është, por Zoti na ndihmoftë”,- tha ai.
/BW