AKTUALITET, 27 Mars 2020, 11:54

Motra e infermierit që vdiq nga koronavirusi në SHBA: Nuk e di se ku është trupi i tij

Motra e infermierit që vdiq nga koronavirusi në SHBA: Nuk e di se ku


Disa ditë më parë në New York vdiq nga koronavirusi në infermier 48-vjeçar , pasi ai sëbashku me kolegët në spital u detyruan të vishnin qese të zeza plehrash për t’u mbrojtur nga infektimi.

Ndërkohë motra e infermierit të ndjerë ka thënë se ajo tashmë nuk e di ku mund ta kenë çuar trupin e pajetë të vëllait të saj.

Marya Sherron, motra e Kious Jordan Kelly, tha se pas humbjes së 48-vjeçarit familja ka dhimbje të madhe për vdekjen tragjike për njeriun e tyre të dashur.

“Nuk e di se ku është. Nuk e di se ku është trupi i tij. Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh plotësisht.”- deklaroi ajo.

Infermieri 48-vjeçar, vdiq mbrëmjen e së martës, vetëm një javë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.