AKTUALITET, 27 Mars 2020, 10:52

Shkelën rregullin për karantinën, Policia gjobë shoferëve dhe këmbësorëve

Shkelën rregullin për karantinën, Policia gjobë


Masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë nuk janë zbatuar nga të gjithë qytetarët.

Janë të shumtë ata që kanë vendosur të thyejnë karantinën e të dalin nga shtëpitë për arsye nga më të ndryshmet jashtë orarit 05:00-13:00 të vendosur tashmë nga qeveria.

Numri i këmbësorëve dhe shoferëve të ndëshkuar është 2100 në total.

Po ashtu janë ndëshkuar edhe 1100 shoferë që lëviznin jashtë orarit të përcaktuar apo pa dokumentin e autorizimit.