TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata nga koronavirusi në Itali është teje alarmante pasi pothuajse çdo ditë humbin jetën mbi 600 persona.
Ditën e djeshme deputeti italian, Daniele Belotti ndërkohë që ka folur në parlament për numrin e viktimave nga COVID -19 dhe situatën e vështirë në Itali, nuk ka mundur dot të mbajë lotët, ku ka thënë se as ato vet nuk dinë ku ti çojnë viktimat.
Ndër të tjera ai ka thënë se mbështetja e qytetarëve gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë e madhe, ndërkohë që shumica e njerëzve po humbasin gjyshërit e tyre.
“Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët por njerëzit e Bergamos nuk dinë të qëndrojnë duarkryq.
Qindra vullnetarë janë duke vendosur një spital fushor, qytetarët kanë dhuruar miliona euro, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët janë në rradhën e parë duke ndihmuar.
Faleminderit të gjithëve sepse ne kurrë do ndalemi! Ne po humbasim gjyshërit tanë.”- ka thënë ai teksa fjalimi i tij, ndërkohë që lotët dhe emocionet i kanë ndërprerë fjalimin .
Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi.
Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frikshme të vdekurish çdo ditë.
Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4300 viktima dhe 57,786 të infektuar.