AKTUALITET, 11 Janar 2018, 14:09

Vasili: Prokuroria mbylli hetimet pasi Rama kërkoi falje në Facebook, njësoj si të vrasësh dhe

Vasili: Prokuroria mbylli hetimet pasi Rama kërkoi falje në Facebook,

 

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka bërë të ditur vendimin e partisë së tij për pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit.

Ai tha se LSI do të marrë pjesë në seancën hapëse. Ai më tej lajmëroi dhe ri depozitimin e padisë kundër Ramës, pasi sipas tij prokuroria e kapur mbylli hetimet për dy javë.

Lidhur me momentit e rifillimit të sesionit parlamentar, ne si LSI do të jemi pjesëmarrës në këtë ditë.

Kemi dëgjuar për një kohë të gjatë një maskaradë të PS dhe të folësve, lidhur me dëshirën e tyre për reformën në drejtësi. Jam këtu për të thënë se reformën në drejtësi e vetmja që nuk e do është Rilindja.

Në si LSI kemi qenë ata që e kemi miratuar reformën, ishim ne që arritën konsensusin.

Jam këtu që tu rikujtoj të gjithë socialistëve, se ligji i Vettingut është miratuar vetëm me vota e Lëvizjes socialiste për Integrim. Pa votat e LSI ky ligj nuk do ishte miratuar dot.

Lidhur me procesin e integrimit Evropian, e cila ka vënë çdo gjë mbi interesat e saj është LSI.

Integrimin evropian po e pengon kapja e drejtësisë dhe votimi i fundit i prokurores me dhunë me 69 vota. E vetmja forcë politikë që është mbi interes të saj është LSI, kemi pasur gjithmonë merak për reformën në drejtësi.

Kemi ridepozituar padinë kundër Ramës, pasi prokuroria ka mbyllur hetimet në një kohë rekord për dy javë.  Prokuroria mbylli hetimet se Rama kërkoi falje në Facebook. Kjo është njësoj sikur të vrasësh dhe të thuash më fal.