TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konferenca e kryetarëve e mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit për të vendosur për kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit, nisi me një kërkesë të kryetarit të grupit të PD-së Edmond Spaho që kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, të japë dorëheqjen, pasi sipas tij ka zbatuar një puç kushtetues në rastin e votimit të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.
“Është bërë një puç kushtetues. Kryetari i Kuvendit duhet të japë dorëheqjen. Më 18 dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej të zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting. Qëllimi i emërimit antikushtetues i Kryeprokurorit është t’i japë mbrojtje ligjore pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës. Opozita nuk mund të lejojë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës dhe delegjitimimin e insititucioneve”, deklaroi Spaho.
Ai theksoi se opozita do të qendrojë fort në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve demokratike.
Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se 28 deputetë mund të kërkojnë interpretimin në Gjykatë Kushtetuese të vendimeve që merr parlamrnti. Mund t’i drejtoheni asaj”, ka deklaruar Balla në përgjigje të kërkesës së PD-së për dorëheqjen e Ruçit të motivuar me zgjedhjen e kryeprokurorit