TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtuesit politikë në qarqe, vendim i marrë në mbledhjen e fundit të Kryesisë.
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Rama ka vendosur të largojë Ilir Beqajn si drejtues politik në Dibër për ta rikthyer atë në qarkun e Kukësit bashkë me Mimi Kodhelin për të fuqizuar këtë qark në mënyrë që të mblidhen sa më shumë vota.
Ndërkohë drejtuesja e re politike e qarkut Dibër është caktuar Olta Xhaçka. Ministrja e Mbrojtjes për herë te parë drejton politikisht një qark.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Rama i rikthehet partisë për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kryeministri pritet të nisë takimet në qarqe, ku ditën e nesërme do zhvillojë një takim me deputët në Korçë dhe Elbasan.