AKTUALITET, 11 Janar 2018, 12:43

Meta përshëndet vlerësimin e Kadaresë: Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropian

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur vlerësimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar “Nonino 2018”. Meta e cilëson si një ogur të mirë për Shqipërinë evropian.

“Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vlerësimi i shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar ‘Nonino 2018’, një çmim për figura të mëdha të kulturës me peshë botërore. Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane dhe kontribut i çmuar për arritjen e qëllimit të saj madhor: Integrimin në Bashkimin Evropian”, shkruan Meta.