AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 13:32

Pas deklaratës së Metës për “Ramaformë”, reagon Aurel Plasari: Të bëhen burra, ta pranojnë që e ashtuquajtura reforma në drejtësi e një fondacioni të huaj privat …

Pas deklaratës së Metës për “Ramaformë”,


Ndërkohë që presidenti i vendit, Ilir Meta, e ka quajtur sot hapur reformën në drejtësi, “ramaformë” dhe “koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror”, studiuesi Aurel Plasari, reagon duke thënë se këtë të vërtetë ai e përsërit prej 4 vitesh.

“Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet…”- shkruan në Facebook studiuesi Plasari.

Postimi i Plasarit:

MË NË FUND! U BËNË KATËR VITE QË E PËRSËRIS KËTË TË VËRTETË!

Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet…

fb a.p.

Ja cfare tha Meta per Reformen

Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike.

Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaforme. Ramaforma është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror.

Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë, sepse Mujo Ulqinaku një ushtar i thjeshtë ishte dhe i doli Italisë. Prandaj shqiptarët çdo 7 prill nderojnë Mujon, jo mbretin. Kështu që unë kam hallin e 17, 18 tetorit. E gjithë jeta ime janë 3 gjera, e para demokracia, e panegociueshme.

E dyta është integrimi Evropian i Shqipërisë dhe po kështu e gjithë angazhimi im është Shqipëria faktor stabiliteti në Ballkan.

Kush e do Shqipërinë një Kolumbi në Evropë dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër, si President dhe si Ilir Meta.