AKTUALITET, 16 Korrik 2018, 17:18

Vasili, letër Ruçit: Situatë e paprecedent, po bllokoni nismat parlamentare

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një letre të dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kujton nismën e LSI-së që prej legjislaturës së kaluar ka mbetur e bllokuar në Kuvend, në lidhje me projektligjin për koncesionet dhe PPP-të.

Vasili i kujton Ruçit se është bllokuar në mënyrë të padrejtë kjo nismë e cila duhej të ishte shqyrtuar me kohë.