AKTUALITET, 16 Korrik 2018, 17:10

Shkon të marrë makinën nga parkingu e gjen të qëlluar nga një plumb

Shkon të marrë makinën nga parkingu e gjen të qëlluar
Një burrë është çuditur jo pak, kur ka parë se makina e tij e cila ishte e parkuar, ishte dëmtuar nga një plumb.

Ai i është drejtuar menjeherë Komisariatit të Policisë Kurbin, për të denoncuar ngjarjen. Nuk dihet nese është një paralajmerim apo ngjarje aksidentale.

Policia ne nje informacion paraprak ben me dije se:

Më datë 15.07.20018, shtetasi Gj.Z., vjeç 66, kallëzon se ka konstatuar mjetin e tij të parkuar, të dëmtuar nga një plumb. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.