AKTUALITET, 16 Korrik 2018, 16:57

E rëndë/ Gjen vdekjen papritur në plazhin e Durrësit 14-vjeçari

E rëndë/ Gjen vdekjen papritur në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës. Një fëmijë i mitur ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke ndenjur në shezlong në plazh.

Njoftimi i plote nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:

Më datë 15.07.2018, tek “Shkëmbi i Kavajës”, duke pushuar në shezlong ka vdekur fëmija, E.H., vjeç 14, banues në fshatin Shkallnur. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës.