AKTUALITET, 16 Korrik 2018, 13:13

Një 30-vjeçar nga Elbasani mbytet në afërsi të portit të Shëngjinit

Një 30-vjeçar nga Elbasani mbytet në afërsi të portit

Një 30-vjeçar nga Elbasani është gjetur i mbytur në det në afërsi të portit të Shëngjinit, tek vendi i quajtur “Skalierat”.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.I.

Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 09:45.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.