AKTUALITET, 16 Korrik 2018, 14:38

Trump-Putin, deklaratat e para, nga Botërori te "gjuetia e shtrigave"

Donald Trump dhe Vladimir Putin jane ulur krah për krah në Pallatin Presidencial finlandez përpara bisedimeve private 90 minuteshe që kanë për qëllim rindërtimin e lidhjeve mes SHBA dhe Rusisë.

Presidenti amerikan tha se shpresonte për një ‘marrëdhënie të jashtëzakonshme’ me Moskën, përpara se të mbështetej në një tavolinë të vogël për të shtrënguar duart me udhëheqësin rus, teksa te dy u përballën në Helsinki në mëngjes.

>

Ata do te kene nje takim koke me koke, nje dreke pune dhe me pas nje konference per shtyp.

167

Trump tha se lidhja me Rusinë do të ishte një “gjë e mirë, jo e keqe”, ndërkohë që kreu i Kremlinit shtoi: “Ka ardhur koha për të folur në mënyrë substanciale”.

“Më e rëndësishmja, ne kemi shumë gjëra të mira për të folur,” tha Trump, duke lavderuar Rusine per organizimin e Kupes se Botes ne Futboll. Ai foli për ‘mundësi të mëdha’, por pranoi se të dy vendet nuk e kane gjetur gjuhen e perbashket dy vitet e fundit.

Të dy do të flasin për “çdo gjë qe nga tregtia, te ushtria deri te raketat dhe Kina”. Ne do të flasim pak për Kinën. Presidenti ynë eshte mik i përbashkët”- tha Presidenti i SHBA.

Trump dukej i vendosur gjate takimit, kurse Putin ka kerkuar te mbeshtetej mire ne karrige.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani ‘gjuetisë së shtrigave’”, shkroi Trump në Tëitter, duke iu referuar hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila i ka akuzuar kundërshtarët e brendshëm të Trumpit dhe establishmentin amerikan për pengimin e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve, e pëlqeu postimin e Trumpit.

Takimi i dy liderëve ndodh në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të tensionuara se kurrë qysh nga koha e Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, nderhyrjes ushtarake të Moskës në lindje të Ukrainës dhe në Siri, si dhe ndërhyrjes së saj në zgjedhjet në SHBA.

2 3 4 5 6 7 8