TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur sot nga Vlora në një takim me aktivin edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Kosovën. Ajo tha se nuk ka parë asnjë lider në Shqipëri që të nxjerrë gjithë fjalorin kundër vëllezërve kosovarë.
“E kam jetuar dhe atë sistem edhe këtë, kam jetuar dhe tranzicionin, kam jetuar dhe qeverisjen e PS dhe të LSI, kam jetuar dhe opozitën e PS, kam jetuar shumë kohë, por nuk kam parë një lider që të nxjerrë gjithë fjalorin që ka kundër vëllezërve tanë në Kosovë, kushdo qofshin ata.
Ju në Vlorë mund ta ndjeni më shumë se kushdo tjetër sepse historia e Vlorës është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës.
Historia e kryeministrit tonë që u çudita shumë që e donte shumë Shqipërinë dhe e konsideronte si shtëpinë e tij, duhet të kuptojë se Shqipëria e Kosova janë një.
Nuk kam parë një njeri që t’ia falë tokat e tij një tjetri dhe pikërisht aty ku ka lindur dhe është rritur e qetësohet Isa Boletini”, tha Kryemadhi.