TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale në një vjetorin e tërmetit që goditi Shqipërinë, ku 51 persona humbën jetën.
Në mesazhin e tij Varhelyi shkruan se BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë për rindërtimin e shkollave dhe objekteve kulturore, ndërkohë që vlerëson solidaritetin e Konferencës së Donatorëve në shkurt.
“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Europian në shkurt, Bashkimi Europian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë për të riparuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore.
Një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, Bashkimi Evropian po rehabiliton dhe rindërton 58 ambiente arsimore për 20 000 studentë. BE mbështet rehabilitimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti”, shkruan Varhelyi.