AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 09:45

Dy vëllezër dhunojnë njëri-tjetrin për pronën në Fier, arrestohen nga policia

Dy vëllezër dhunojnë njëri-tjetrin për pronën

Një sherr i nisur për motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta mes dy vëllezërve në Peshtan Bregas, Fier.

Policia e Fierit bën me dije se i ka arrestuar të dy vëllezërit, përkatësisht 59 vjeç dhe 61 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.