AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 09:21

Koronavirusi i merr jetën ish-ushtarakut Petrit Myftiu

Koronavirusi i merr jetën ish-ushtarakut Petrit Myftiu

Ka ndërruar jetë në Spitalin Shefqet Ndroqi nga Covid-19 ish ushtaraku Petrit Myftiu.

Myftiu ka qenë një nga kuadrot kryesor të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.

Ai e filloi karrierën nga kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare dhe me pas Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë.

Me pas ka kaluar në Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bisht Pallë. Në përfundim të karrierës së tij ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 743 dhe janë infektuar 34.944 qytetarë