AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 11:00

Manastirliu thirrje pacientëve me koronavirus: Mos ejani vonë në spitale

Manastirliu thirrje pacientëve me koronavirus: Mos ejani vonë në

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri një ekspoze të punës në sektorin e shëndetësisë, ndërsa iu drejtua qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale.

“Më lejoni t’u drejtohem me zemër çdo qytetari. Mos ejani vonë në spitale! Mos dëgjoni ata që flasin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër.

Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre. Kanë hallet e bizneseve të tyre”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja tha se në dhjetor presim përfshirjen e testeve të shpejta të antigenit.

Ndërkaq ajo siguroi edhe njëherë se sipas skenarëve të qeverisë, në spitale do të ketë deri në 1600 shtretër për të përballuar pacientët me Covid-19.