AKTUALITET, 3 Janar 2021, 12:50

“Vaksinimi po ecën ngadalë”, Macron reagon pas akuzave: Na duhet ndryshim urgjent i ritmit

“Vaksinimi po ecën ngadalë”, Macron reagon pas akuzave: Na

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë sot një mesazh për qytetarët francezë. Macron iu referua akuzave të opozitës, por edhe të shkencëtarëve se vaksinat kundër koronavirusit në vend vonohen.

Ai u zotua të mos lejojë asnjë vonesë dhe theksoi: “Çdo francez që dëshiron do të ketë mundësinë të vaksinohet”, megjithatë ai kërkoi edhe më shumë ritëm.

“Shpejt dhe me forcë. Unë jam në luftë çdo ditë, në mëngjes, në mbrëmje dhe pres të njëjtin angazhim nga të gjithë”, tha presidenti.

Pak para fundit të vitit, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, njoftoi se nga nesër, e hënë, përveç të moshuarve, do të fillojë vaksinimi i infermierëve mbi 50 vjeç.

Macron iu referua shkurtimisht mesazhit të tij për menaxhimin e efekteve të Brexit, duke theksuar rëndësinë e një Europe të bashkuar, në të cilën Franca luan, siç theksoi ai, një rol kryesor.

“Ne kemi arritur të bindim Gjermaninë dhe vendet e tjera anëtare për nevojën e një programi vendimtar dhe gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes ekonomike”, shtoi Macron.