TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse nuk jetonte me vjehrrën e saj, kjo nuk e ka penguar Marjana Cmetën që problemet që kishin mes tyre ta shtynin të ndërmerrte aktin ekstrem, ta vriste duke i hedhur helm në lëngun e portokallit.
“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre.
Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kishte shpërndarë qumeshtin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fotoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja në jetë fëmijën tim.
Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej.
Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”. Kështu ka deklaruar ajo e dëshpëruar para Hoxhës së zonës, i cili gjithashtu është i arrestuar.
Marjana Cmeta, 21 vjeçare, tani nënë e një fëmije 5 muajsh, ndodhet e arrestuar pasi ngjarja u zbulua pas një viti që kishte ndodhur.
Në pranga ranë edhe shtetasit e mëposhtëm:
Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.