AKTUALITET, 14 Mars 2018, 09:38

Dita e Verës, Rama dhe Basha bashkë në Elbasan

Dita e Verës, Rama dhe Basha bashkë në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ndodhet me kabinetin qeveritar që prej ditës së djeshme në qytetin e Elbasanit, ku ka zhvendosur mbledhjen e qeverisë. Sot Rama do të jetë edhe në disa aktivitete me rastin e Ditës së Verës.

Ndërsa nga zyra e shtypit e PD është lajmëruar që në orën 11.30 kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë në Elbasan për ditën e verës.

Fillimisht, do të vizitojë Panairin dhe me pas do të bëjë një shëtitje në bulevard me qytetarët.