AKTUALITET, 14 Mars 2018, 10:11

Sherr me thika mes dy të rinjve, arrestohet 25-vjeçari, i gjendet edhe drogë

Sherr me thika mes dy të rinjve, arrestohet 25-vjeçari, i gjendet

Policia e Tiranës arrestoi paraditen e sotme një 25-vjeçar, pasi sipas saj, pas një sherri banal ka qëlluar me thikë një djalë 21-vjeçar.

Njoftimi

Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, më datë 13.03.2018, në vendin e quajtur rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës "thikë" i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një "thikë" si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.