TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stephen Hawking, ka ndërruar jetë në moshёn 76 vjecare. Hawking luftoi me sёmundjen e neuroneve motorrike duke u bёrё njё prej shkencёtarёve mё tё njohur dhe tё respektuar tё kohёs sё tij.
Ishte njё ambasador tepёr i njohur i shkencёs dhe gjithmonё kujdesej qё puna e tij kёrkimore tё ishte e hapur pёr publikun.
Libri i tij “ Njё histori e shkurtёr e kohёs” arriti tё bёhej bestseller edhe pse ёshtё e paqartё se sa njerёz arritёn t’a lexonin deri nё fund.
Ai u shfaq nё njё numёr emisionesh tё famshme televizive.
Steven William Hawking, lindi nё Oxford tё Anglisё mё 8 Janar 1942. Babai i tij ishte njё biolog dhe ishte shpёrngulur nga Londra me nёnёn e tij, pёr t’i shpёtuar bombardimeve Gjermane.
Hoking u rrit nё Londёr dhe St. Albans dhe pasi pёrfundoi studimet nё Fizikё nё Oksford, vazhdoi punёn kёrkimore pasuniversitare nё Kembrixh pёr kozmologji.
Si njё adoleshent, ai shpesh pёlqente kalёrimin dhe kanotazhin, por gjatё kohёs sё tij nё Kembrixh ai u diagnostikua me njё formё tё sёmundjeje tё neuroneve motorrike cka e la tё paralizuar pёr tё gjithё jetёn.
Teksa po pёrgatitej tё martohej me gruan e tij Xhejn, mё 1964, doktorёt nuk i dhanё mё shumё se 2-3 vite jetё.
Por sёmundja progresoi mё ngadalё sec pritej. Ata patёn tre fёmijё, dhe nё 1988 – edhe pse Hawking ishte nё gjendje tё komunikonte vetёm nёpёrmjet njё makinerie – ai pёrfundoi librin e tij “Njё Histori e Shkurtёr e Kohёs” – njё guidё drejt kozmologjisё.
Libri shiti mё shumё se 10 milionё kopje, megjithatё autori i tij ishte nё dijeni tё faktit se ishte “libri i palexuar mё i famshёm”.
Fama
Hawking zbuloi fenomenin qё u bё i njohur si “rrezatimi Hawking” ku vrimat e zeza nё univers derdhin energji dhe zbehen pёr t’u zhdukur. Ai u bё i njohur pёr aftёsinё e jashtёzakonshme pёr tё imagjinuar zgjidhje shkencore pa bёrё llogaritje apo eksperimente. Por ishte “Teoria e Gjithckaje” qё sugjeroi se universi zhvillohet dhe evolon sipas rregullave tё mirёpёrcaktuara, ajo qё tёrhoqi mё shumё vёmendjen e komunitetit shkencor. Sipas tij “ Kёto ligje mund tё na japin pёrgjigje tё pyetjeve pёr origjinёn e universit. Ku po shkon dhe a do tё ketё njё fund? Nёse po, si do tё pёrfundojё? Nёse u japim pёrgjigje kёtyre pyetjeve, atёherё do tё njohim vёrtet mendjen e Zotit.”
Ai u shfaq dhe nё njё episod tё komedisё sё BBC “Xhuxhi i Kuq” dhe si njё hologramё e imazhit tё tij nё filmin Star Trek: Gjenerata Tjetёr.
Grupi i rrokut Pink Floyd pёrdori zёrin e tij tё automatizuar nё prezantimin e albumit tё tyre tё vitit 1994 “The Division Bell”.
I patrazuar nga gjendja fizike e tij, Hawking vazhdoi punёn si Profesor Matematike nё Universitetin e Kembrixhit dhe nё 2001, publikoi librin e tij tё dytё “ Universi me pak fjalё”
Ai besonte se sёmundja i sillte disa pёrfitime; ai ka thёnё se para se tё diagnostikohej, jeta i ishte mёrzitur.
Por gjendja e tij e bёri detyrimisht tё varur tek tё tjerёt. Ai shpesh ka falenderuar bashkёshorten e cila ёshtё kujdesur pёr mё shumё se 20 vjet, prandaj miqtё dhe tё afёrmit u cuditёn kur ai e la atё pёr njё nga infermieret me tё cilёn u martua mё 1995.
Nё vitin 2007, ai u bё kuadriplegjiku i parё qё pёrjetoi njё stimulim tё gravitetit zero nё njё pajisje tё ndёrtuar posacёrisht pёr tё. Ai tha se e bёri kёtё pёr tё inkuajuar interesin pёr udhёtimin nё hapёsirё.
“Unё besoj se jeta nё tokё ёshtё nё njё rrezik gjithmonё e mё tё madh shkatёrrimi nga njё fatëkeqёsi si lufta bёrthamore, viruse tё modifikuara gjenetikisht apo rreziqe tё tjera. Mendoj se rraca njerёzore nuk ka tё ardhme nёse nuk shkon nё hapёsirё. Prandaj unё dua tё inkurajoj interesimin e publikut pёr hapёsirёn.”
Nё vitin 2014 u transmetua filmi “Teoria e Gjithckaje” bazuar nё dёshmitё e Xhejn Hawking pёr miqёsinё dhe martesёn e tyre. Hawking e takoi Eddi Redmejn si pjesё e pёrgatitjes sё aktorit pёr tё luajtur rolin e shkencёtarit.
Nё njё seri pёr Discovery Channel, ai u shpreh se ёshtё shumё e drejtё tё mendojmё se jeta inteligjente ekziston gjetkё por paralajmeroi se alienёt mund tё duan tё marrin resurset e planetit tonё dhe mё pas tё largohen.
Ai ka shkruar se ka jetuar me sёmundjen e tij gjithё jetёn por kjo nuk e ka ndaluar pёr tё patur njё familje të shëndetshme dhe tё jetё i suksesshёm nё punё.
“Kjo tregon,” tha ai, “se njeriu nuk duhet tё humbasë shpresën.”
/ TPZ.AL/