AKTUALITET, 1 Prill 2020, 12:43

“Vajza punon në spital, ja si vishen për t’u mbrojtur’, profesori shqiptar flet nga Spanja: Po shohim gjëra që s’na i merrte mendja

“Vajza punon në spital, ja si vishen për t’u


Profesori shqiptar në Spanjë Albert Pelari tregon për gjendjen në shtetin spanjoll, pas përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Pelari tregon në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24”, se vajza e tij punon në spital në Spanjë, ndërsa tha se atje mjekët janë duke punuar me qese, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Kam vajzën që punon në sistemin shëndetësor. Unë komunikoj me vajzën. Mjekët nuk tregojnë shumë se çfarë ndodh. Në Spanjë mund të jenë mbi 12 mijë mjekë të infektuar me koronavirus. Frika është, por fundja këtë profesion ka zgjedhur dhe duhet të përballet. Duhet shumë kujdes. Po shohim gjëra që nuk na i merrte mendja.

Problem për mjekët është mungesa e mjeteve të duhura. Mjekët rrinë me qese për t’u mbrojtur”, tha Pelari.

Albert Pelari theksoi se ushtria ka dalë nëpër rrugë, duke vlerësuar se pikërisht ushtarët dhe policët po mbajnë rend e siguri në vend.

“Ushtria po bën punën më të vështirë që bëhet në këtë lloj situate. Po dizinfektohen spitalet dhe ambientet publike, por edhe azilet. Ushtria patrullon rrugët, bashkë me policinë.

Në dy qytete në jug në Spanjës, janë dërguar anijet e luftës. Edhe në Spanjë, mësimi bëhet online. Po ndodh e njëjta praktikë si në Shqipëri. Ka edhe mjete që mungojnë”, u shpreh Pelari.

Më tej, ai tha se Spanja duhet të mësonte nga Italia e Kina, gjë që duket se pak e ka bërë.

“Spanja duhet të mësonte nga Italia dhe Kina. Spanja humbi dy javë jetike do të thosha unë”, përmbylli profesori universitar Pilari. /BW