AKTUALITET, 1 Prill 2020, 11:36

16 raste të reja në 24 orët e fundit, rëndohet situata me koronavirusin në Shqipëri

16 raste të reja në 24 orët e fundit, rëndohet situata  me


Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në vend edhe pse me ritme më të ulta gjatë ditëvë të fundit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 16  raste të reja duke e ëuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 259.

Që prej fillimit, nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 15 persona në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 140 raste

– Durrës 29 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste