TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-se Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë se mes të prekurve nga COVID-19 është dhe mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i cili u kthye në frontin e luftës në Infektiv, pavarësisht se kishte dalë në pension.
Përmes një postimi ne ‘Facebook’ Basha thekson se doktorin Kraja nuk e ndali asgjë, por falë guximit e profesionalizmit, u rikthye pranë kolegëve. Basha i uroi shërim të shpejt profesorit.
POSTIMI I BASHËS
Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve.
Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.
I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari.
Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.