TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asnjë përmbysje në mbrëmjen e kthimit të playoff në Champions League. Psv Eindhoven nuk arrin të përmbysë 2-1 e pësuar nga Benfica në ndeshjen e parë: përfundon 0-0 pavarësisht një lojtari më shumë për hollandezët.
Eliminohet Ferencvaros i Uzunit, edhe pse luante në Hungari dhe kishte vetëm një gol diferencë për të rikuperuar. Young Boys fiton edhe në kthim 3-2 dhe eleminon Ferencvaros të Uzunit, që rikuperoi avantazhin e parë të Zesiger me golat e Wingo e Mmaee (asist Uzuni), por u dorëzua më pas në golat e Fassnacht e Mambimbi.
Në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian shkon edhe Malmoe, i mundur 2-1 nga Ludogorets, pasi kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë. Për bullgarët shënuan Nedyalkov e Sotiriu, por diferencën e bëri goli me të cilin Birmancevic ngushtoi diferencën.