TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i njohur, Dorian Matlija, ka postuar një video selfie, ku shpjegon përse urdhërat që jep kryeministrit në rrjetet sociale, përshembull dalja në një orar të caktuar e nënave me fëmijë, janë absurde dhe të pabazuara në asnjë fakt shkencor. Ai thotë se respekton rregullat e distancimit social dhe jo absurditetet e "budallait të Surrelit".
"Cdokush ka te drejte te zgjedhe vete nese do te jetoje si i lire, ne baze te rregullave qe i bejne sens dhe i vendos ose i pranon vete. Cdokush gjithashtu ka te drejte te zgjedhe vete nese do te jetoje si i ndrydhur, duke zbatuar rregulla te imponuara nga te tjeret dhe qe nuk mbeshteten ne asnje fakt shkencor dhe arsye te shendoshe. Me pak fjale vete e zgjidhni lirine apo ndrydhjen. Une zgjedh te paren. Per shembull, me duket e arsyeshme te dal te djelen ne oren 2 te drekes, te luaj me cunin me scooter te fusha e Ali Demit..", shkruan Matlija.
VIDEO:
"Virusi është njësoj, si para orës 11 dhe pas orës 11. Virusi godet njësoj, si nënat, si baballarët, qofshin ditë të shtunë apo të dielë. Virusi nuk godet kur mban distancën. Unë po bëj, atë që duhet të bëj, po mbaj distancën dhe nuk kam asnjë arsye tjetër, përse të dëgjoj një budalla në Surrel, që më përcakton çfarë është mirë dhe çfarë është keq", thotë ndër të tjera Matlija, në video.