TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina anti-Covid do të vijë në Shqipëri.
I pyetur për llojin e vaksinës që do të mbërrijë në vendin tonë, Ulqinaku tha se nuk e kishte këtë informacion.
“Më falni, duhet të them diçka të rëndësishme. COVAX sapo ka sjellë një letër tek Ministria e Shëndetësisë. Thuhet qartë që brenda tre muajve të parë të vitit 2021, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri. Nuk di të them të tjera detaje, për emrin apo të tjerat. Është e garantuar që do të vijë,”– tha Ulqinaku.