AKTUALITET, 3 Janar 2021, 22:01

Ulet numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, rritet i të infektuarve dhe shtrimet në spitale

Ulet numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, rritet i të infektuarve

Në Itali janë regjistruar sot 14,245 raste të reja dhe 347 viktima nga koronavirusi. Shkalla e pozitivitetit kthehet në rënie duke arritur në 13.8%, krahasuar me 17.6% që ishte të shtunën.

Të shtunën rastet e reja pozitive të regjistruara ishin 11831 krahasuar me 67,174 tamponë të realizuar, ndërsa viktima ishin 364.

Shtrimet në spitalet Covid në Itali janë rritur. Në 24 orët e fundit ka pasur +14 pacientë në kujdes intensiv dhe +127 shtrime në spital me simptoma.