AKTUALITET, 3 Janar 2021, 20:17

Shihni pamjet/ Si janë përplasur kokë më kokë makinat në Elbasan

Shihni pamjet/ Si janë përplasur kokë më kokë makinat


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Nga të dhënat dhe pamjet  bëhet fjalë se në aksident  ku janë përfshirë një mjet tip fugon dhe një makinë e vogël.

Paraprakisht dyshohet se të plagosur kanë mbetur nëntë persona. Mësohet se fugoni ishte i mbushur me turistë që po ktheheshin nga lindja e vendit, ku kishin qëndruar për dy ditë, me një guidë

Sikurse shihet edhe nga pamjet përplasja kokë më kokë e të dy mjeteve ka bërë që  pjesa e përparme e tyre të pësojë shumë dëmtime.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.