TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasagjeri i makinës tip “Volkswagen”, që u përfshi në aksidentin me mjetin tip fugon në Elbasan, ka ndërruar jetë. Makina, ku ishte pasagjer 26-vjeçari me iniciale K.D drejtohej nga një vajzë.
Edhe gjendja e vajzës me iniciale F.B., nuk është bërë e ditur, por ndodhet e shtruar në spital.
Ndërkohë, sipas policisë të plagosur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, që ishin pasagjerë në fugonin që po kthehej nga lindja e vendit. Në të ishin disa turistë që kishin qëndruar për dy ditë në lindje të Shqipërisë, me një guidë.